Një zyrtar i lartë i administratës Trump konfirmoi se të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohen sot në Doha me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, dhe me ndërmjetësues të tjerë “për të vazhduar dialogun rajonal mbi Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) me Iranin”.
Sipas zyrtarit amerikan, të mërkurën pritet që delegacionet e SHBA-së dhe Iranit të marrin pjesë veçmas në bisedime teknike me ndërmjetësuesit nga Katari dhe Pakistani.
Nuk ka asnjë njoftim për takime direkte mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë, në kushtet e zhgënjimit të vazhdueshëm të Teheranit ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit
Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet rajonale dhe për të avancuar dialogun indirekt mes Uashingtonit dhe Teheranit.







