Rezulton i rrejshëm alarmi për bombë në Prishtinë

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 10:23

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se rreth orës 08:00 policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në këtë lokacion.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Pllana.

Ai shtoi se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, deklaroi Pllana.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter