Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar një rritje të lehtë për ditën e sotme, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).
Nafta (dizel) është caktuar në 1.38 euro për litër, që paraqet rritje prej 1 cent krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.37 euro për litër.
Ndërkohë, benzina është vendosur në 1.35 euro për litër, ndërsa gazi në 0.68 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.







