Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria nëntë persona në të gjithë territorin e vendit, pasi gjatë kontrolleve tek ata është gjetur drogë. Po ashtu, gjatë një bastisjeje në Burgun e Idrizovës, tek një i dënuar janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.
Më 29/30.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.G. (29) dhe V.B. (30), të dy nga Shkupi, një 16-vjeçar nga rrethina e Shkupit dhe S.A. (25) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe thikë.






