Përfunduan ndryshimet në Kodin zgjedhor, që sot mund të jenë në seancë

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 11:12

Ndryshimet e Kodit zgjedhor, të cilat deri të premten u harmozuan nga anëtarët e grupit të punës, mund të paraqiten në një seancë parlamentare sot si propozim nga deputetët.

Propozimi duhet të nënshkruhet nga grupet e deputetëve dhe formalisht të dorëzohet në Kuvend. Kjo mund të ndodh që sot, thonë burime nga shumica qeveritare. Kuvendi sot duhet të fillojë një seancë të re, ashtu që rendi i ditës mund të plotësohej me pika të reja të propozuara nga deputetët.

Këto ndryshime duhet të përfshijnë vëzhgimet e OSBE/ODIHR, por, gjithashtu partitë politike kanë harmonizuar edhe propozimet e tyre. Në grupin e punës nuk morën pjesë përfaqësuesit e LSDM-së opozitare.

Takimi i fundit i grupit të punës ishte të enjten, ndërsa deri të premten konsultimet e fundit duhej të përfundojnë në formë elektronike, siç publikoi atëherë Ministria e Drejtësisë.

Siç është njoftuar, përveç seancës së re të 109-të, plenumi duhet t’i vazhdojë edhe seancën e 104-të dhe 105-të.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor janë pjesë e obligimeve të Agjendës së reformave.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter