Modeli i integrimit gradual është një qasje pozitive, por është i vështirë për t’u operacionalizuar dhe ekziston shqetësimi që ai të mos shndërrohet në alternativë ndaj anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, tha në një intervistë për Kanal 5 drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska, përcjell PressOnline.al.
Sipas saj, brenda afatit që skadon pas dy ditësh, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjysmën e rrugës për zbatimin e Agjendës Reformuese, ndërsa sfida kryesore do të jenë masat e parapara për t’u realizuar deri në fund të vitit. (PressOnline.al)






