Një vajzë e re nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 09:05

Një vajzë nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Për këtë kanë raportuar disa media lokale në Malishevë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Në një njoftim të postuar në faqen e fshatit Damanek në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë./KP

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter