Kuvendi mban sot tre seanca, në rend dite përfaqësimi i drejtë dhe ligji për lojërat e fatit

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 09:27

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë tri seanca parlamentare, në kuadër të të cilave deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje, raporte dhe propozim-vendime me rëndësi për funksionimin e institucioneve dhe proceset ligjvënëse përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në seancën e 109-të, deputetët do të diskutojnë Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit. Gjithashtu, në rend dite janë edhe Propozim-ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për testimin dhe shënjimin e armëve të zjarrit dhe municionit me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi ose me pjesëmarrje të shtetit.

Në seancën e 105-të, pas miratimit të rendit të ditës, deputetët e opozitës dhe deputetët opozitarë që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare do të parashtrojnë pyetje deputetësh.

Ndërkohë, në kuadër të seancës së 104-t, deputetët do të shqyrtojnë propozimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në lexim të parë, si dhe ndryshimet në Ligjin për gjykatat me procedurë të shkurtuar.

Seancat e sotme pritet të sjellin debat për disa çështje të rëndësishme politike dhe ligjore, veçanërisht për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe ndryshimet në fushën e lojërave të fatit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter