Gucati: Më 5 korrik protestojmë në Kroaci, shpresojmë që më 20 korrik të lirohen ish-krerët e UÇK-së

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 18:39

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me protestën që do ta organizojnë në Kroaci.

“Duke e pa që edhe Kroacia është shtet i BE-së dhe duke parë që kemi shumë shqiptarë në Kroaci, por shtetin kroat e kemi edhe mik. Ne e kemi luftuar për shtetin e Kroacisë që të lirohet, por edhe shteti kroat na ka ndihmu neve. Andaj ne pamë të rrugës që ta bëjmë edhe një protestë në qytetin e Zarës… Kështu menduam që, dashtë Zoti, të jetë protesta e fundit.”

“Ne me 5 korrik vendosëm që ta mbajmë protestën në Kroaci… Me datën 20 po shpresojmë që t’i lirojnë ish-krerët e UÇK-së nga Haga.”

Ai tutje ka thënë se nga kjo protestë presin po aq sa kanë pritur edhe nga të gjitha protestat e mëhershme të organizuara vitin e kaluar.

“Kemi organizu 6 protesta vitin e kaluar, kjo është e 7-ta”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=fLp-6twKOAc

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter