Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka komentuar protestën e mbajtur një ditë më parë në Tetovë lidhur me çështjen e emrave të rrugëve, duke deklaruar se ajo është dashur të organizohej para selisë së BDI-së.
Sipas Mexhitit, përgjegjësia për moszgjidhjen e kësaj çështjeje bie mbi BDI-në, të cilën ai e akuzoi se gjatë viteve të qeverisjes nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për rregullimin e emërtimeve të rrugëve.
Ai në deklaratën e tij përmendi edhe Kërçovën, duke pyetur se si janë të emërtuara rrugët dhe shkollat në këtë komunë pas 24 vitesh qeverisjeje të BDI-së.
“Si janë emrat në Kërçovë nga vjen z. Ahmeti, si janë emrat e shkollave, si janë rrugët pas 24 viteve qeverisje. Ose ta bëjmë pyetjen, pse pas 24 viteve nuk e riktheu Skënderbeun në Kalanë e Kërçovës, i cili deri në vitin 1945 e ka nderuar qytetin e Kërçovës. Pra, një të drejtë që e kanë pas, një figurë që e kanë pas nuk e ka rikthy”, deklaroi Mexhiti.
https://www.facebook.com/share/v/14ZodUkQ1XE/?mibextid=wwXIfr







