Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka prezantuar bilancin e punës për vitin e parë të mandatit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar gati 30 për qind e premtimeve të dhëna.
Përmes një videoje prezantuese, Qamili ka renditur projektet e realizuara dhe punët që janë duke u zhvilluar në terren, duke paraqitur aktivitetet e pushtetit lokal gjatë 12 muajve të parë të mandatit.
“Një vit nga Fitorja e Madhe – një vit punë për Tetovën. Gati 30% të premtimeve i realizuam në vitin e parë”, ka shkruar Qamili në publikimin e tij.
Në video janë paraqitur detaje nga projektet dhe aktivitetet e realizuara në Komunën e Tetovës, si dhe angazhimet që po vazhdojnë në terren.


