Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, në mbledhjen e sotme, raporton Ekonomia Online.
“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.
“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, ka shtuar Radoniqi.
Radoniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse./EO







