Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shpalosen 10 mite dhe fakte mbi Betejën e Kosovës në 637-vjetorin e saj

Press Online26 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një aktivitet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u prezantua një ilustrim i veçantë me titull “Një Betejë, shumë pikëpyetje”.

Beteja e Kosovës është zhvilluar në verën e vitit 1389, qershor. (15 qershor sipas kalendarit Julian (i vjetër, që përdorej në Perandorinë Serbe dhe më vonë në Kishën Ortodokse) korrespondon me 28 qershor sipas kalendarit Gregorian (i ri, që përdoret sot ndërkombëtarisht).

Ajo përbën një nga përballjet më të njohura të Mesjetës Ballkanike dhe u zhvillua ndërmjet dy formacioneve të mëdha ushtarake të kohës: Perandorisë Osmane dhe një aleance të gjerë të popujve ballkanikë (arbërve, serbëve, hungarezëve, boshnjakëve, çekëve, bullgarëve, vllehëve etj). Pas kësaj beteje filloi procesi i zgjerimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Profesori Mentor Hasani u shpreh se përmes këtij aktiviteti duanë të paraqesin fakte dhe argumente historike për mënyrën se si historiografia, Kisha dhe politika serbe e kanë interpretuar dhe instrumentalizuar Betejën e Kosovës ndër vite.

Ajo përbën një nga përballjet më të njohura të Mesjetës Ballkanike dhe u zhvillua ndërmjet dy formacioneve të mëdha ushtarake të kohës: Perandorisë Osmane dhe një aleance të gjerë të popujve ballkanikë (arbërve, serbëve, hungarezëve, boshnjakëve, çekëve, bullgarëve, vllehëve etj). Pas kësaj beteje filloi procesi i zgjerimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Profesori Mentor Hasani u shpreh se përmes këtij aktiviteti duanë të paraqesin fakte dhe argumente historike për mënyrën se si historiografia, Kisha dhe politika serbe e kanë interpretuar dhe instrumentalizuar Betejën e Kosovës ndër vite.

Ndërkaq, asistenti Dren Brahimaj përmendi disa nga faktet që janë ndërtuar rreth Betejës së Kosovës.

 

Profesori Mentor Hasani shtoi se përpjekjet për ta shndërruar Betejën e Kosovës në një simbol kombëtar filluan qysh në vitin 1889. Në atë kohë u synua organizimi i aktiviteteve përkujtimore, por dokumentet zyrtare osmane tregojnë se autoritetet e Perandorisë Osmane nuk e lejuan realizimin e tyre në formën e planifikuar. Në formën e tij moderne, miti u konsolidua gjatë shekullit XIX, sidomos përmes veprës “Kunora e Maleve” të Petar II Petroviq-Njegoshit.

Sipas tij, në vitin 1889, me rastin e 500-vjetorit të betejës, në Serbi nisi përpjekja për ta lidhur kujtesën e saj me Vidovdanin, një festë që u identifikua me tradita shumë më të hershme sllave. Kështu, Beteja e Kosovës u shndërrua gradualisht nga një ngjarje historike mesjetare në një nga mitet më të fuqishme politike të Ballkanit modern. Interpretimi i kësaj beteje si një simbol kombëtar serb u bë themeli i asaj që më vonë do të njihej si “Miti i Kosovës”, një narrativë që paraqet serbët si një popull me mision të veçantë historik. Një rol të rëndësishëm në konsolidimin e këtij miti luajti edhe tradita folklorike, veçanërisht rrëfimi i njohur si “Darka e Lazarit”, i ndërtuar sipas modelit të Darkës së Fundit të Krishtit.

Miti se beteja ishte vetëm serbe – Historiografia tradicionale serbe e ka paraqitur Betejën e Kosovës si një përballje ekskluzivisht serbe kundër osmanëve. Megjithatë, kronikat dhe burimet historike dëshmojnë se në koalicionin ballkanik morën pjesë serbë, arbër, boshnjakë, hungarezë, vllehë, çekë dhe grupe të tjera. Prandaj, beteja nuk ishte një luftë vetëm e serbëve, por një përpjekje e përbashkët e disa sundimtarëve ballkanikë për t’i bërë ballë zgjerimit osman.

Miti se koalicioni ishte një bashkim vetëm i botës ortodokse – Shpesh është pretenduar se beteja ishte një përballje e botës ortodokse kundër osmanëve. Në të vërtetë, koalicioni përbëhej nga sundimtarë dhe formacione të riteve të ndryshme të krishtera. Përveç princërve ortodoksë serbë, pjesë e tij ishin edhe princër arbërorë (shqiptarë) katolikë e ortodoksë, si Todor Muzaka, gjë që dëshmon karakterin e larmishëm politik dhe fetar të aleancës. Për më tepër, mitet, nuk mund të zhbëjnë faktin se shqiptarët ishin pjesë përbërëse e të gjitha zhvillimeve, pa çka se territori kishte princër serb, popullsia ishte arbërore – shqiptare./kp

Previous ArticleMinistria e Drejtësisë ftoi partitë në RMV të deklarohen deri të premten për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Next Article VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz, a përfunduan milionat evropiane në rrjetin e interesave familjare?

Lajme të ngjashme

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues ne Kosove: Burgu nuk është i mirë, por mbron shoqërinë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.