Një person humb jetën pasi ra nga një lartësi në Fushë Kosovë

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 10:05

Vdes një person pasi ra nga një lartësi në Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të panjohura.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 15:32. Viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter