Mot i paqëndrueshëm sot, pasdite priten reshje shiu

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 08:04

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar se të martën, më 23 qershor 2026, vendi do të karakterizohet nga mot i vranët me intervale me diell.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 30 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter