Golashënuesi i ri më i mirë i Botërorit, Klose: Messi nuk është shaka!

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 10:58

Vetëm çështje kohe para se të rrëzsohej rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014.

Lionel Messi arriti që ta barazonte në ndeshjen hapëse kundër Algjerisë falë tri golave të shënuar në portën e Zidane-it.

Por, dje erdhi edhe parakalimi me Numrin 10 të Argjentinës, i cili gjeti dy herë golin përballë Austrisë.

Në këtë duel të fundit, ai vendosi rekordin personal, duke shënuar plot 18 gola në 28 takime. Të nesërmen e kësaj arritjeje Messi mori përgëzimet edhe nga bomberi gjerman, i cili në një intervistë në “Süddeutschen Zeitung” u shpreh se “Messi nuk është shaka”:

Kështu funksionojnë gjërat. Rekordi im do të thyhej një ditë, por kur flasim për Messi-n është tjetër gjë. Ai është i mirëpritur të bëjë këtë. Unë jam një tifoz i tij i madh, gjithmonë kam qenë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter