Shtypi botëror në këmbët e goleadorit Lionel Messi!

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 12:59

Me gërma të arta, sërish Lionel Messi shënoi emrin e tij në historinë e Botërorëve. Me 5 gola në këtë edicion, Numri 10 i Argjentinës është i pari në listën e goleadorëve të kompeticionit duke marrë edhe vlerësimin e gazetarëve.

E përditshmja argjentinase “Clarin” e krahason me një dirigjent orkestre:

Një simfoni e re nga Lionel Messi, me një orkestër që e shoqëron atë në mënyrë të përsosur. Messi po bëhet gjithnjë e më shumë një legjendë. E pabesueshme! Një tjetër kapitull në librat e historisë për Messin, i cili në moshën gati 39 vjeçare luan dhe vrapon si një fëmijë.

“La Nacion” e krahason me një mbret:

Mbreti i Botës! Askush nuk mund ta ndalë mbretin. Kapiteni argjentinas po thyen të gjitha rekordet. Shpirti i tij luftarak është i pathyeshëm, talenti i tij nuk njeh limit, prandaj Messi gjithmonë gjen argumente për të sfiduar çdo kategorizim.

Në Angli “The Times” shkruan:

Lionel Messi thyen rekordet.

“The Guardian” komenton:

Messi i pandalshëm thyen rekordin e golashënuesve në Kupën e Botës. Duhej të ishte Lionel Messi, duhej të ishte në këtë ditë e ndoshta duhej të ishte edhe në Dallas. Një Këpucë e Artë e parë nuk do të ishte një dhuratë e keqe për një ikonë që mbush 39 vjeç të mërkurën.

Në Francë, “L’Equipe”:

Një Messi historik siguron kualifikimin e Argjentinës. Pak para ditëlindjes së tij të 39-të, Lionel Messi nuk kishte kohë për të humbur dhe kapiteni argjentinas e zgjidhi çështjen e rekordit të golave ​​të Kupës së Botës brenda dy ndeshjeve.

“Le Figaro”:

Messi po i shtyn kufijtë. Sa larg do të shkojë? Pas tregolëshit të tij mahnitës kundër Algjerisë, Lionel Messi e përforcoi statusin e tij legjendar në futboll me një dopietë kundër Austrisë.

Në Spanjë “AS” shkruan:

Messi, një legjendë midis legjendave, një mit midis miteve.

Për “Marca”-n:

Është përsëri ai. Numri 10 përsëri. Lionel Messi përsëri. Ajo që arrin ky djalosh është e mahnitshme.

Në Austri, “Der Standard”:

Në fund, Argjentina kishte një Lionel Messi më shumë. Kombëtarja austriake luftoi me trimëri, por edhe në një ditë joefikase, superylli argjentinas ishte i pandalshëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter