Policia jep detaje: Personi u lëndua pasi ra nga një shtyllë elektrike në Klinë

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 19:02

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë.

“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Rugova.

Sipas tij, pas daljes në terren dhe kryerjes së veprimeve fillestare, është konstatuar se i lënduari kishte rënë nga një shtyllë elektrike.

“Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike”, tha Rugova.

Ai shtoi se personi i lënduar është transportuar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa policia po merret me sqarimin e rrethanave të rastit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter