Kryetari i Qytetit të Shkupit në një postim në rrjetet sociale shpërndau një video të aktiviteteve të pastrimit të rrugëve në kryeqytet, duke thënë se këto aktivitete kryhen rregullisht dhe se Shkupi po fiton një pamje më të bukur dhe të rregullt.
“Shkupi, ashtu siç e meritojmë! Rend, pastërti dhe kujdes çdo ditë. Rrugët pastrohen vazhdimisht, zonat publike mirëmbahen dhe qyteti po merr një pamje më të bukur dhe të rregullt. Sepse e duam Shkupin! Le ta ruajmë!, shkroi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.






