“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i përgjigjet Ramës: PS duhet të vetëpastrohet, të mbetet pa ndryshqe

featured
Press Online
21 Qershor 2026, 18:25

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për “draftin e Shqipërisë së re”, duke deklaruar se një “Marrëveshje e Re” për vendin do të realizohet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se Shqipëria duhet të bëhet më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane. Ajo shtoi se për këtë, Partia Socialiste duhet të “mbledhë mendjen”, të vetëpastrohet dhe të bëhet më dinamike e më demokratike.

Sipas saj, vetëm duke u përmirësuar vetë, politika mund të përmirësojë edhe vendin, duke e quajtur këtë proces një “Marrëveshje të Re” të thellë dhe të domosdoshme.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱
Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.”, shkruan Spiropali\

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter