Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e Mesme ka më pak paqartësi

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 04:03

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së ministrave se Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion.

Sipas saj, zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe rënia e çmimit të naftës në bursë kanë sjellë normalizimin e situatës në tregun e hidrokarbureve, duke bërë të panevojshëm vijimin e aktivitetit të Bordit.

Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se ulja e çmimeve është ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit që kanë zbutur tensionet në rajonin e Ngushticës së Hormuzit.

Vendimi i fundit i Bordit për çmimet e karburanteve u mor të mërkurën, ku nafta u caktua të shitej me 176 lekë për litër, ndërsa benzina me 166 lekë për litër.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter