Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 10:21

Një faqe e re historie është shkruar në këtë Kampionat Botëror, dhe protagonisiti i radhës është Ismael Saibari.

Mesfushori 25-vjeçar ka shënuar zyrtarisht golin më të shpejtë të turneut deri më tani, duke ngritur peshë shkallët e stadiumit.

Atij i kanë mjaftuar vetëm 71 sekonda pas fërshëllimës së parë të arbitrit për të dërguar topin në rrjetë. Ky realizim i rrufeshëm jo vetëm që e fut 25-vjeçarin në librat e rekordeve të këtij Botërori, por dëshmon agresivitetin dhe përqendrimin maksimal që në frymëmarrjen e parë të ndeshjes.

Një “shok” i vërtetë për kundërshtarët që e panë veten në disavantazh përpara se të nxehnin mirë muskujt në fushën e blertë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter