Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se të premten, më 19 qershor, vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.







