“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më lanë në zyrë pa kondicioner se protestoj!

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 05:26

Profesori Lush Susaj, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për protestën e qytetarëve.

Susaj u bëri thirrje të rinjve të kthehen në Shqipëri, ndërsa akuzoi politikën se po shkakton braktisjen e vendit.

Ai theksoi se është anashkaluar nga çdo projekt, sepse ka protestuar. Madje, sipas tij, është arritur deri aty sa e kanë lënë pa kondicioner në zyrë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pse sot është përballje me të vërtetën?

Susaj: Kjo është hera e tretë. Unë isha në protestë edhe në vitin 1990 dhe e di si degjeneroi pas vitit 1992.

Borakaj: Keni të njëjtën frikë sot?

Susaj: Kam qenë në protestën studentore dhe e di se çfarë ju bëjnë. Ju bëj thirrje studentëve: kthehuni në Shqipëri, kthehuni nëse besoni në Zot.

Nëse dështojmë në këtë protestë të tretë, nëse klanet ogurzeza e shtypin dhe e masakrojnë, sikurse masakruan protestën studentore, shqiptari duhet ta dijë se studenti ka dy prindër: atë në shtëpi dhe atë në shkollë.

Prindi në shtëpi, nga varfëria, e ka shitur votën. Kanti thotë se nëse korrupsioni bën vend, populli duhet të zgjidhë kontratën e qeverisjes.

Nëse shkohet në kacafytje si në vitin 1996, vendi kthehet 100 vite mbrapa. Nëse politikanët janë shqiptarë, duhet ta kuptojnë se ky vend është dheu i nënës dhe duhet të mendojnë mirë, duke mos e mësuar rininë të shesë votën.

Rinia e Shqipërisë e pësoi edhe nga shkolla. Në vitin 2018, pedagogët u shantazhuan nga partitë politike.

Borakaj: U shantazhuat ju?

Susaj: Unë u mënjanova nga çdo projekt, nga çdo ekspertizë. Edhe në zyrë, të tjerët kanë kondicionerë, ndërsa unë nuk kam kondicioner. Nuk kam prindër. Në dimër kam blerë rezistencë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter