Me shumën 40 milion euro, Liverpool bëri blerjen e parë të erës “Iraola”, trajnerit spanjoll i cili mori drejtimin e skuadrës së njohur angleze vetëm pak kohë më parë, duke zëvendësuar holandezin Slot.
Victor Muñoz, zyrtarisht lojtar i “The Reds”. Sulmuesi i blerë nga Osasuna aktualisht është i impenjuar me kombëtaren spanjolle në Botërorin 2026.
Lojtari i lindur në korrik të vitit 2003, luan si sulmues krahu, ose pas shpinës së sulmuesit kryesor. Ai ka firmosur një kontratë disavjeçare me Liverpool-in. Nuk ka dyshime se gjatë merkatos së verës, klubi do të bëjë të tjera goditje, për të kompletuar grupin.







