Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për rëndësinë e funksionalizimit të shpejtë të institucioneve.
Në njoftimin në Facebook, Hamza ka thënë se si kryetar i Partia Demokratike e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin për stabilitet institucional, forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe shtetit.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për partneritetin ndërmjet dy vendeve.







