Kina mirëpret marrëveshjen kornizë SHBA-Iran

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 13:15

Kina ka mirëpritur sot marrëveshjen kornizë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, për t’i dhënë fund luftës aktuale.

“Nënshkrimi i memorandumit të fazës fillestare, ka rëndësi pozitive për uljen e tensioneve dhe forcimin e momentit të armëpushimit”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin.

Kina shprehu besimin, se të gjitha palët e përfshira, do të respektojnë frymën e marrëveshjes dhe do të përmbushin detyrimet e tyre.

Zëdhënësi u bëri thirrje të dy palëve, që fazën e dytë ta trajtojnë me një “qasje racionale dhe pragmatike”, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në proces.

“Marrëveshja kornizë SHBA-Iran ka hyrë në fuqi me “efekt të menjëhershëm” gjatë natës”, njoftoi Pakistani.

Sipas saj, parashikohet hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimi i bllokadës detare amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se synojnë, të bëjnë përjashtime për eksportet iraniane të naftës bruto dhe të lirojnë asetet iraniane të ngrira jashtë vendit.

Një marrëveshje përfundimtare, që përfshin edhe çështjen e programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit, pritet të arrihet në negociata të mëtejshme brenda 60 ditësh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter