Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska sot njoftoi se ka arritur vendimi me të cilin edhe zyrtarisht mbrohet rubini i Maqedonisë si guri ynë unik gjysmë i çmuar.
Me këtë, rubini i Maqedonisë merr statusin e trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.
“E mbrojtëm rubinin e Maqedonisë. Falë Entit gjeologjik për bashkëpunimin e tij. Tashmë kemi diçka të mbrojtur të Maqedonisë. Vazhdojmë më tutje me mbrojtjen e llojeve të caktuara të mermerit”, tha ministrja në brifing me gazetarët.
Rubini i nxjerrë në Maqedoni është gjeologjikisht dhe estetikisht unik: njihet si korund me një ngjyrë karakteristike mjedër-rozë, e cila ndodh për shkak të pranisë së kromit në strukturën e tij kristalore. Gjendet ekskluzivisht në afërsi të Prilepit dhe në malet Mariovë, duke e bërë atë rubinin e vetëm natyror në Evropën kontinentale që përpunohet në vend. Përveç vlerës së tij estetike dhe koleksionuese, rubini i Maqedonisë është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit”, një simbol i bukurisë natyrore dhe krenarisë kombëtare.
Aktivitetet për mbrojtjen e rubinit të Maqedonisë filluan në shtator të vitit 2025.
Bozhinovska në brifing informoi për punën e bërë në vitin e dytë të ekzistimit të Ministrisë së Energjisë.







