Videolotaria Casinos Austria me krenari përshëndet suksesin e ri të madh të kampionit të trefishtë evropian, Igor Stefanovski – Ixhe, i cili fitoi vendin e shkëlqyer të dytë në garën legjendare Glasbachrennen në Gjermani.
Vetëm disa ditë pas incidentit serioz në garën në Çeki, kur pjesëmarrja në Gjermani ishte e pasigurt deri në momentin e fundit, Ixhe dhe ekipi i tij edhe një herë treguan se çfarë nënkuptojnë këmbëngulja, përkushtimi dhe shpirti kampion.
“Pas goditjes së fortë në Çeki, shumëkush mendonte se nuk do të paraqiteshim në garën në Gjermani. Pasiguria zgjati deri në momentin e fundit, por kur morëm mundësinë të garojmë, treguam çfarë dimë dhe çfarë mundemi. Nga pasiguria deri te vendi i dytë në podium – një rezultat që ka peshë të veçantë. Këto nuk ishin vetëm gara për pikë. Këto ishin gara për prestigj, për qëndrueshmëri, për karakter dhe për të dëshmuar se kurrë nuk duhet të dorëzohesh pa luftë”, deklaroi Stefanovski.
Pas podiumit të fituar në Gjermani, Ixhe dhe Ferrari i tij tashmë janë nisur drejt Italisë, ku automobili do t’i nënshtrohet një kontrolli të detajuar teknik dhe sanimit të plotë të dëmtimeve. Qëllimi është që bolidi të jetë sërish i përgatitur në nivelin më të lartë për sfidat e ardhshme në Kampionatin Evropian.
Në Videolotaria Casinos Austria besojmë te njerëzit që i shtyjnë kufijtë, që nuk dorëzohen para sfidave dhe që gjithmonë synojnë rezultate kulmore. Pikërisht për këtë, suksesi i Ixhes paraqet frymëzim dhe dëshmi se me punë, përkushtim dhe besim në aftësitë personale, çdo qëllim është i arritshëm.
Videolotaria Casinos Austria i uron Ixhes dhe gjithë ekipit të tij suksesin e ri dhe u dëshiron edhe shumë fitore, podiume dhe momente të paharrueshme në vazhdim të sezonit.
Kampionët nuk njihen vetëm nga fitoret, por edhe nga mënyra se si ngrihen pas çdo sfide. Ixhe edhe një herë dëshmoi se vendi i tij është pikërisht aty – mes më të mirëve.







