Vdes një burrë në QKUK, Policia nis hetimet

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 09:02

Një person ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte pasur probleme shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter