Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re”. thuhet nw njoftim tw presidencws.
Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global.


