Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

25 Nëntor 2026

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e plotë e sanksioneve dhe dëmshpërblime lufte

Press Online15 Qershor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shtetet e Bashkuara pritet të heqin të gjitha sanksionet ndaj Iranit dhe të paguajnë dëmshpërblime lufte në kuadër të marrëveshjes së arritur për përfundimin e konfliktit, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.

Gjatë konferencës së tij të përditshme për media, Baghaei bëri publike disa nga pikat kryesore të memorandumit të mirëkuptimit, sipas interpretimit të palës iraniane, raporton Sky News

Sipas Teheranit, marrëveshja përfshin zhbllokimin e aseteve iraniane jashtë vendit, ndërsa pagesa e dëmshpërblimeve për luftën konsiderohet një nga objektivat kryesore ekonomike. SHBA-ja, sipas memorandumit, merr përsipër të realizojë këto angazhime.

Në aspektin e sanksioneve, Uashingtoni duhet të shfuqizojë të gjitha masat ndëshkuese primare dhe sekondare ndaj Iranit, si edhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po ashtu, menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit do të hiqen kufizimet mbi eksportin e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane.

Për sa i përket programit bërthamor, detajet përfundimtare të çështjeve ekonomike dhe bërthamore do të përcaktohen brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me Ngushticën e Hormuzit. Memorandumi parashikon që Irani të garantojë sigurinë e lundrimit dhe kalimin e lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare, në bashkëpunim me Omanin dhe pas konsultimeve me palët e interesuara. Gjithashtu, do të aplikohen tarifa për përdorimin e korridorit.

Në dokument përmendet edhe Libani, i cili citohet tri herë, me theks të veçantë te respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Sipas Baghaeit, në rast se SHBA-të nuk i zbatojnë detyrimet e marra përsipër, Irani do të reagojë me masa reciproke.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, duke njoftuar se ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet më 19 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Previous ArticleIrani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e plotë e sanksioneve dhe dëmshpërblime lufte
Next Article Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bëjnë rikthimin që mori gjithë vëmendjen!

Lajme të ngjashme

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryetari i Kuvendit të Republikës…

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

Press Online25 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian do të prezantojë sot një strategji të re për ta…

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

Press Online25 Nëntor 2026 OPINIONE

Me një valë demokratike që po përhapej në shumicën e botës në…

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja…

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.