Sulm ndaj punëtores në një lokal në Strugë, policia procedon 34-vjeçarin

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 10:33

Më 12 qershor 2026, në ora 17:40, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPS) Strugë kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me personin O.O. (34) nga Struga, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak për sulm fizik.

​Sipas informacioneve nga policia, rreth orës 12:00 në një objekt hotelierik (lokal) në Strugë, ai ka sulmuar fizikisht punëtoren e tij, 31-vjeçaren A.S.

​Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter