Specialja s’shkoi në prezantimin e raportit të britanikëve, Qelaj: E papranueshme!

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 10:23

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara.

Të shtunën, në emisionin “Info Magazine”, avokati Qelaj tha se ky raport zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te shumë shtete, që sipas tij, ishin prezent në prezantimin e dokumentit.

Megjithatë, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale në Hagë, nuk qenë të pranishëm në këtë prezantim, çka Qelaj e quan të papranueshme një qasje të tillë.

Ai shtoi se kryetarja e Gjykatës ka marrë ftesën nga dhjetori, megjithatë, sipas tij, përfaqësuesit zgjodhën të mos i përgjigjeshin një ftese të tillë.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter