Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh rezerva lidhur me afatin e shpallur nga Trump

Press Online14 Qershor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet të dielën, megjithëse zyrtarët iranianë kanë shprehur rezerva lidhur me afatin kohor.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha dje se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur për të gjithë”, duke i dhënë fund kufizimeve në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, u shpreh më i rezervuar, duke deklaruar se ende nuk mund të konfirmohet data e saktë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit.

Ndërkohë, Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues në negociata, njoftoi se marrëveshja mund të finalizohet brenda 24 orëve dhe se po bëhen përgatitje për nënshkrimin elektronik të saj.

Sipas ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, marrëveshja parashikon fundin e konfliktit rajonal, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. Ai shtoi se negociatat për programin bërthamor iranian do të vazhdojnë në një fazë të mëvonshme.

Trump deklaroi gjithashtu se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit do të trajtohen në një moment të mëvonshëm dhe do të asgjësohen pasi situata të stabilizohet. Për dekada me radhë, vendet perëndimore kanë akuzuar Iranin se synon zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij ka qëllime paqësore dhe civile.

Konflikti aktual nisi më 28 shkurt, pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj objektivave në Iran. Në përgjigje, Teherani ndërmori sulme kundër Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, duke shkaktuar tensione të mëdha në rajon dhe duke ndikuar në lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Megjithëse palët arritën një armëpushim në muajin prill, përplasjet kanë vazhduar edhe gjatë javëve të fundit. Një marrëveshje e mundshme do të përfaqësonte hapin më të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit.

Previous ArticleMorina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut
Next Article Ariana Grande shpërthen ndaj Shtëpisë së Bardhë: “Mos e përdorni muzikën time për këto budallallëqe çnjerëzore”

Lajme të ngjashme

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.