Videolotaria këtë fundjavë mbështet Igor Stefanovski – Ixhen, i cili përballet me një sfidë të re në Gjermani

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 09:53

Pas një fundjave jashtëzakonisht të vështirë dhe të trazuar në Çeki, e mbushur me shumë sfida, por edhe me një vend të tretë të fituar në podium, kampioni i trefishtë evropian Igor Stefanovski – Ixhe, këtë fundjavë do të garojë në Gjermani, në garën legjendare Glasbachrennen.

“Fatkeqësisht, pasojat e goditjes së fortë që përjetova gjatë xhiros së parë në Çeki ende ndihen. Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të ekipit tim, makina ende nuk është kthyer plotësisht në gjendjen që kishte para incidentit. Kemi punuar ditë e natë për ta përshtatur dhe përgatitur sa më mirë për paraqitjen në Gjermani”, potencon Ixhe.

“Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është që komisioni teknik i FIA-s, pas kontrollit të detajuar që do të kryhet të premten, të na japë dritën jeshile për garën. Kjo është beteja e parë dhe më e madhe që duhet ta fitojmë para se të pozicionohemi në start”, shton Stefanovski.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të kemi mundësi të luftojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm. Është e sigurt se kjo do të jetë një nga garat më sfiduese të sezonit, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë ekipin, i cili po investon një mund të jashtëzakonshëm që të mbetemi konkurrues në kampionat”, vlerëson Stefanovski.

Menjëherë pas përfundimit të garës në Gjermani, makina do të dërgohet tek Ferrari në Itali për një kontroll të detajuar dhe sanim të plotë të dëmtimeve, me qëllim që të jetë sërish në nivelin më të lartë për sfidat e ardhshme.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë. Pikërisht kur është më e vështirë, shihet karakteri i vërtetë i kampionëve. Kjo fundjavë nuk do të jetë e lehtë, por do të japim maksimumin për ta përfaqësuar Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Ekipi i Videolotaria Casinos Austria edhe kësaj here beson fuqishëm tek ai. Jemi krenarë që për më shumë se një dekadë brohorasim së bashku për Idzen dhe Maqedoninë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter