Arrestohet i dyshuari për sulm me armë ndaj autobusit në Pagarushë të Malishevës

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 15:13

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm me armë zjarri ndaj një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, rasti është raportuar të enjten rreth orës 12:10, kur është pranuar informacioni se në drejtim të një autobusi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në incident.

Sipas policisë, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter