Propozimi franko-gjerman për reformat në BE dhe integrimin gradual të venE madhee kandidate ishte edhe një pikë përplasjeje e fortë në debatin mes Sllavjanka Petrovska (LSDM) dhe Antonio Milloshoski (VMRO-DPMNE). Përderisa Petrovska në këtë dokument sheh një interes të sinqertë të fuqive kryesore evropiane për rajonin, Milloshoski mendon se ai është i imponuar nga lufta në Ukrainë dhe se ofron vetëm një rol dytësor për Maqedoninë, përcjell PressOnline.al.
Sllavjanka Petrovska vlerëson se non-paper-i është dëshmi që Berlini dhe Parisi duan ta mbajnë rajonin në orbitën e tyre përmes përfitimeve konkrete për qytetarët edhe para anëtarësimit të plotë. Ajo theksoi se dokumenti parashikon përfshirje në tregun e përbashkët, energjetikë dhe ekonomi, por nënvizoi se korniza negociuese mbetet kyçe.
“Mendoj se edhe një herë tregojnë se sa shumë janë të interesuar dhe më shumë po bëjnë presion për anëtarësimin tonë më të shpejtë në Bashkimin Evropian, sesa liderët apo elitat politike këtu në rajon. Qëllimi është integrimi gradual i venE madhee, në mënyrë që të mos ketë largim të asnjë prej venE madhee nga procesi, pavarësisht sfidave që qëndrojnë përpara tyre”, deklaroi Petrovska.
Ajo shtoi se për çdo reformë të zbatuar duhet të ketë edhe shpërblim përkatës, si një nxitje shtesë për vendet kandidate.
Antonio Milloshoski e vlerësoi dokumentin si një përpjekje të BE-së për të rikthyer ndikimin e saj pas një periudhe të gjatë mosinteresimi, të imponuar nga realitetet e reja gjeopolitike. Sipas tij, ky propozim nuk është rezultat i dëshirës për zgjerim, por i frikës nga ndikimi rus.
“Boshti proukrainian i propozimit që japin Franca dhe Gjermania ka çuar domosdoshmërisht në nevojën e tyre për të ofruar diçka edhe për rajonin. Turbulencat ruse dhe pushtimi i Ukrainës ishte një alarm, një zgjim gjeopolitik i vetë Evropës… ata shohin se Evropa duhet të bëhet më e fuqishme aty ku natyrshëm duhet të jetë”, theksoi Milloshoski.
Ai përdori një metaforë sportive për të përshkruar “integrimin gradual” si diskriminues: “Kjo është një ofertë që të jemi në të njëjtin ekip, por disa do të jenë lojtarë në fushë, ndërsa të tjerët do të jenë në stol rezervë derisa t’u vijë koha të hyjnë në lojë. Kjo është ajo integrimi gradual.”
Edhe pse të dy bashkëbiseduesit pajtohen se non-paper-i hap mundësi të reja për bashkëpunim në sektorë si energjetika dhe ekonomia, mbetet dallimi në interpretimin e qëllimit përfundimtar. Për pushtetin, kjo është një hap drejt anëtarësimit të plotë, ndërsa për opozitën është vetëm një mënyrë për ta mbajtur rajonin “në pritje” të BE-së pa garanci të qarta për suksesin përfundimtar. (PressOnline.al)






