Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 13:56

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter