Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga ndërtesat e shembura

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 09:24

Filipine – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi të hënën zonën detare në jug të ishullit Mindanao në Filipine, duke lënë pas 15 viktima dhe 129 të plagosur, ndërsa disa ndërtesa dhe banesa u shembën.

Zyrtarë lokalë thanë se disa ndërtesa u shembën plotësisht, ndërsa shumë shtëpi pësuan dëmtime të rënda.

“Një numër ndërtesash janë shembur dhe disa banesa janë kthyer në rrënoja”, deklaroi një përfaqësues i policisë në General Santos.

Fillimisht, magnituda e tërmetit u vlerësua në 8.1 ballë, por më pas “United States Geological Survey” konfirmoi se tërmeti kishte magnitudë 7.8 ballë dhe ndodhi në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.

Lëkundja e fortë u ndje në një zonë të gjerë, duke shkaktuar panik te banorët që ndodheshin në ndërtesa dhe në hapësira publike. Tërmeti u regjistrua në orën 07:37 sipas kohës lokale.

Pas goditjes, autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami.

Autoritetet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve në zonat më të afërta me epiqendrën, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, një nga rajonet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet e fuqishme janë të shpeshta.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter