Pajisjet inteligjente po e pengojnë zhvillimin e fëmijëve

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 09:23

Ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve vazhdon të jetë shkaku kryesor i rritjes alarmante të numrit të fëmijëve me vështirësi në të folur.

Kjo është evidente vetëm në një nga shumë qendrat e Tetovës për edukim, rehabilitim dhe stimulim të zhvillimit dhe të folurit. Prindërit më së shpeshti kërkojnë ndihmë për shkak të vështirësive në të folur te fëmijët, por profesionistët thonë se problemi shpesh është shumë më i thellë, përcjell PressOnline.al.

Të folurit është vetëm maja e piramidës së zhvillimit, ndërsa poshtë saj qëndrojnë shumë segmente të tjera që nuk janë zhvilluar mjaftueshëm, si integrimi sensorik, motorika, vëmendja, aftësitë njohëse, komunikimi dhe shkathtësitë sociale.

“Nëse para 13 vitesh kishim një deri në dy prindër që kërkonin shërbimet tona në baza javore, tani një deri në dy prindër na kontaktojnë çdo ditë”, thotë për TV Tellma defektologja Ilinka Dimçevska Petrovska, përcjell PressOnline.al.

Si pasojë e kësaj varësie nga ekranet, te fëmijët shfaqen vështirësi me kujtesën, probleme me motorikën e trashë dhe motorikën fine, vështirësi në përqendrim dhe fokus, ndërsa shumë shpesh mund të paraqiten edhe çrregullime të integrimit sensorik. Gjithashtu, mund të shfaqen depresioni, ankthi dhe irritueshmëria. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter