Kriminologu Armend Halimi, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka komentuar rastin tragjik në Gjakovë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Halimi tha se fenomeni i vrasjeve në Kosovë nuk është i ri dhe se, krahasuar me disa vende të tjera, niveli i vrasjeve në raport me numrin e banorëve mbetet shqetësues.
“Edhe rasti i fundit po tregon faktikisht se nuk kemi stabilitet në këtë drejtim. Çka është më e keqja që duhet të vihet në pah nga ajo që u raportua në media, për kah motivet sikurse edhe vet familjarët deklaruan se mund të jetë edhe për aspekt politik, kjo flet për rikthim të dhunës politike nëse mund ta themi që ka qenë karakteristikë kryesisht në vitet e para të pasluftës. Në këtë drejtim po kontribuojnë, çka nuk do duhej pritur, edhe liderë politikë madje me peshë, pa përjashtuar edhe disa njerëz me fuqi ose ndikim në opinionin publik, të cilët po përshkallëzojnë gjuhën polarizuese duke krijuar kësisoj edhe urrejtje dhe nxitje të urrejtjes”, ka thënë Halimi.
Ai ka shprehur shqetësimin se retorika e ashpër dhe polarizuese në hapësirën publike mund të ndikojë në rritjen e tensioneve shoqërore, duke theksuar nevojën për përgjegjësi më të madhe nga figurat politike dhe publike në diskursin e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=p5Pq_6EIvHY






