Vjosa Osmani: Unë nuk bashkëpunoj me Listën Serbe për asgjë

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 00:20

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Listën Serbe, duke e cilësuar atë si një “vijë të kuqe”. Sipas saj, ky subjekt politik ka vepruar kundër interesave të Kosovës, duke cenuar kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e vendit. “Unë nuk bashkëpunoj me Listën Serbe për asgjë”, theksoi Osmani.

Ajo theksoi se çështjet e rëndësishme shtetërore, përfshirë zgjedhjen e presidentit, duhet të zgjidhen përmes bashkëpunimit ndërmjet partive politike shqiptare dhe partive të komuniteteve joserbe.

“Çështja e presidentit duhet t’i involvojë të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë minoritare që nuk janë në Listën Serbe”, tha ajo.

Osmani bëri thirrje për më shumë unitet politik mes partive shqiptare, duke vlerësuar se mungesa e marrëveshjeve për çështje me interes kombëtar po rrit ndikimin e Listës Serbe në proceset vendimmarrëse.

“Ne si shqiptarë duhet të ulemi dhe të pajtohemi për interesat nacionale, në mënyrë që ndikimi i Listës Serbe të zvogëlohet. Është e turpshme që nuk arrijmë marrëveshje dhe lejojmë që nëntë deputetë të determinojnë fatin e kësaj Republike”, u shpreh Osmani.

 

https://www.youtube.com/watch?v=wOLKjtl2GGk

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter