Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, ku deri në orën 23:14 janë procesuar 2,471 nga 2,498 vendvotime, që përbëjnë 98,92% të procesit të numërimit.
Deri tani janë përpunuar 719,012 vota nga gjithsej 1,959,962 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja ka arritur në 36,68%.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë procesin zgjedhor me 296,891 vota, që përbëjnë 43,01%.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 145,516 vota ose 21,08%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 121,877 vota (17,66%), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban vendin e katërt me 49,652 vota (7,19%).





