Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë, transmeton RTK.
Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së,Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:
Lëvizja Vetëvendosje – 43,06 përqind
Partia Demokratike e Kosovës – 21,24 përqind
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17,70 përqind
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7,07 përqind.
Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.





