Palatova viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë, vlerëson procesin e qetë zgjedhor

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 14:42

Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe në Graçanicë si pjesë e vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga BE-ja.

Sipas njoftimit, Palatova ishte e kënaqur që pa një proces të qetë zgjedhor, njofton Dukagjini.

“Duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja, Shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Palatova, ishte e kënaqur që pa një proces votimi të qetë. Çdo zgjedhje është një provë e demokracisë. Gjithë të mirat për pjesën tjetër të ditës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter