“Nuk e pensionoi Kurti” – Daut Haradinaj thotë se tërheqja e Ramush Haradinajt ishte vendim i planifikuar

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 00:31

Daut Haradinaj, kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me zërat kritikë se kinse Albin Kurti e ka pensionuar Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se prej vitesh Ramush Haradinaj e kishte paralajmëruar largimin nga kreu i AAK-së dhe se ska të bëjë asgjë me Albin Kurtin ky proces.

“Ka vite që Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar largimin prej kreut të AAK-së, jo prej skenës politike dhe të nominuarit për ekzekutiv.”

“Nëse nuk gaboj, kjo duhet të jetë qysh në vitin 2021, në kohën kur ne veç i kemi pasur përpara zgjedhjet e brendshme, pastaj ishte ajo koha e pandemisë dhe kështu vazhdoi”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, largimi nga kreu i partisë nga ana e Ramush Haradinajt është proces normal dhe i paramenduar pikërisht nga vetë ai, duke e konsideruar kohën më të përshtatshme për t’i bërë këto lëvizje.

“Mendoj që i ka dhënë mundësinë një djali të jashtëzakonshëm si Ardian Gjini…”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=xLwGKw-WeWI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter