Tileva: Ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm me numrin më të madh të vdekjeve në vendin e punës

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 10:07

Në edicionin e mbrëmshëm të emisionit “Top Tema”, Grozdanka Tileva nga Inspektorati Shtetëror i Punës paralajmëroi se sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë fusha me numrin më të madh të lëndimeve të rënda dhe rasteve fatale në vendin e punës. Ajo theksoi se të dhënat e evidentuara nga Inspektorati tregojnë nevojën për masa më të forta për mbrojtjen e punëtorëve dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin e ndërtimit, përcjell PressOnline.al.

“Pesë raste vdekjeje në kantieret e ndërtimit janë regjistruar këtë vit. Vitin e kaluar, Inspektorati Shtetëror i Punës regjistroi 12 raste vdekjeje në vendin e punës, prej të cilave shtatë ndodhën në kantieret e ndërtimit”, deklaroi Tileva.

Duke iu referuar temperaturave të larta dhe rreziqeve për punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, ajo u bëri thirrje investitorëve dhe kompanive ndërtuese që organizimin e procesit të punës ta përshtatin me rekomandimet shëndetësore.

“U bëj apel investitorëve dhe kontraktorëve që në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00 të mos kryhen punime ndërtimore në ambiente të hapura, gjë që është edhe rekomandim i Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Tileva.

Ajo shtoi se respektimi i masave për siguri dhe shëndet në punë është thelbësor për uljen e numrit të aksidenteve dhe për mbrojtjen e jetës së punëtorëve. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter