Hasanpapaj: Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 10:07

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve në takimin e mbajtur mbrëmë në lagjen Dardania, duke e cilësuar atmosferën si dëshmi të besimit në vizionin e LDK-së.

Sipas Hasanpapajt, atmosfera e krijuar në këtë takim dëshmoi mobilizimin dhe besimin e qytetarëve në vizionin e LDK-së për Prishtinën.

“Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Ishte kënaqësi dhe privilegj të prezantohem para jush si kandidat i Degës IV dhe të ndajmë bashkë rrugën drejt fitores”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve po i jep forcë dhe motivim ekipit të LDK-së për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve.

Hasanpapaj ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se LDK-ja do të dalë fituese me mbështetjen e qytetarëve.

“Më 7 qershor, bashkë fitojmë”, ka thënë ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter