Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për Shtetësinë

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 00:31

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për Ligjin e ri për Shtetësinë, i cili ka hyrë në fuqi ditë më parë, duke i cilësuar si të keqinterpretuara debatet dhe kritikat që janë ngritur rreth tyre.

Në Debat Plus, Sveçla tha se po krijohen skenarë dhe po bëhet zhurmë e panevojshme për çështje që, sipas tij, nuk qëndrojnë.

Ai theksoi se ndryshimi kryesor i ligjit ka të bëjë me lehtësimin e procedurave për mërgatën kosovare, veçanërisht për qytetarët që jetojnë në Gjermani dhe që në të kaluarën kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës për shkak të kufizimeve ligjore të shtetit gjerman.

Sipas Sveçlës, me ndryshimet e reja këta qytetarë do të kenë mundësi ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës në mënyrë më të thjeshtë, përmes një kërkese dhe një dëshmie se nuk janë të përndjekur nga shteti ku jetojnë.

“Edhe në konferencë isha i qartë. Është duke u bërë një zhurmë, duke trilluar apo duke ngritur skenare që fare nuk qëndrojnë. Ndryshimi kryesore aty është që do të iu mundësohet mërgatës sonë, posaçërisht nga Gjermania, e cila ka qenë e detyruar të heq dorë nga nënshtetësia, meqë Gjermania nuk ka lejuar dy nënshtetësi e tash e lejon. Që ata tash ta rikthejnë nënshtetësinë e Kosovë automatikisht. Më një kërkesë dhe një vërtetim që nuk janë të përndjekur nga shteti ku jetojnë. Ky është ndryshimi substancial. Sa i takon kësaj zhurmës lidhur me mundësimin që serbët të marrin nënshtetësinë…Unë i kisha lutur të gjithë që a lexojnë ligjin.

Nuk ka kurrfarë ndryshimi prej ligjeve që e mbulojnë këtë fushe, që ata i kanë miratuar më herët. 2008, 2012 pastaj 2017 dhe tash. Në pikën e fitimit të ligjit, për ata të cilët  kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës, më 1 janar 1998”, ka thënë Sveçla.

https://www.youtube.com/watch?v=zLOMKr7eV5c

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.